Bayerni i Mynihut nuk guxon të garantojë qëndrimin e Michael Olise në Bavari pas këtij sezoni. Shefi Ekzekutiv i kampionëve të Gjermanisë, Jan-Christian Dreesen, evitoi të bëjë premtimin se futbollisti i kombëtares franceze do të vazhdojë të qëndrojë në Allianz Arena edhe përteje verës së vitit të ardhshëm.
‘Në një biznes të tillë, të bësh një premtim është diçka delikate-tha Dreesen në një intervisë për rrjetin televiziv, Sport 1-a do të mundim ta mbajmë në mënyrë të përhershme? Do të kthehemi të flasim verën e ardhshme’
Fjalët e Dreesen vënë në dukje faktin se te Bayerni janë të ndërgjegjshëm se nuk ka kuptim të mbajnë një nga futbollistët më të mirë nëse në horizont shfaqen pretendentë të nivelit më të lartë që do të duan shërbimin e tij. Reali i Madridit në merkaton e kësaj vere u shfaq shumë i interesuar për Olise por te Bayerni mohuan se kanë marrë oferta për të. ‘Është budallallëk të themi se këtë verë kemi marrë dhjetëra oferta, nuk kemi marrë asnjë-shtoi Dreesen.
