Pas Jose Mourinho, i erdhi radha trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick të flasë në prag të El Clasico të së dielës që do të luhet në Camp Nou.
Trajneri gjerman i Barcelonës në konferencën për shtyp të tij theksoi se El Clasico është një ndeshje e veçantë që të gjithë mezi e presin.
Barcelona-Real Madrid është diçka ndryshe, ndeshja më e mirë që sporti ynë mund të ofrojë. Të gjithë do ta shohin-tha Flick-është diçka e pabesueshme, në lojë janë vetëm 3 pikë, por steka është vendosur shumë lart. Është diçka fantastike të jesh pjesë e kësaj sfide dhe mezi presim që të nisë ndeshja. Jemi gati dhe kemi besim te skuadra. Reali i Madridit? Pres një skuadër me shume besim te vetja. Është një klub i madh, me futbollistë të mëdhenj dhe një trajner të shkëlqyer. Kanë elementë shumë cilësorë në 30 m e fundit dhe këtë e kanë treguar në ndeshjet e fundit. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të jemi gati’.
Flick foli më pas për çështjen e arbitrave dhe humbjen ndaj PSG në Ligën e Kampioneve.
‘Kam besim te arbitrat. Të gjithë jemi pjesë e lojës-shtoi trajneri i Barcelonës-e rëndësishme është që kujdesemi për njëri-tjetrin. Kështu e shoh dhe nuk dua që t’i diskutoj më çështje të tilla. Preferoj që të përqendrohem te ndeshja dhe nuk më intereson asgjë tjetër. Nuk dua të jap material për tituj gazetash, dua të përqendrohem te skuadra ime.PSG? Folëm me lojtarët dhe analizuam situatën. Bëmë mirë shumë gjëra, por ka aspekte ku duhet të përmirësohemi. Është një mundësi e mirë për t’u rritur dhe të vihemi në provë si skuadër’.

