Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Barcelona është më e madhe se ai - kush mendon se është” – njeriu që nënshkroi me Messin e kritikon për çasjen

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 16:55
“Barcelona është më e madhe se ai - kush mendon se është” – njeriu që nënshkroi me Messin e kritikon për çasjen

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka kritikuar ashpër Lionel Messin, duke kërkuar që ylli argjentinas të kthehet në “Camp Nou” për t’u përshëndetur me tifozët katalunas, pavarësisht se kush është në krye të klubit.

Duke folur në podkastin “Solo Para Culés”, Gaspart dha një mesazh të drejtpërdrejtë për tetë herë fituesin e Topit të Artë, duke theksuar se Barcelona është më e madhe se çdo individ.

“Ai duhet të jetë i kujdesshëm. Barça është më e madhe se ai”, deklaroi Gaspart, duke shtuar se fjalët e tij vijnë nga dashuria dhe respekti që ka për Messin.

Ish-presidenti kujtoi se ishte në krye të Barcelonës kur argjentinasi iu bashkua klubit në moshën 13-vjeçare. Për këtë arsye, ai theksoi se kritikat e tij nuk e vënë në dyshim rëndësinë e Messit në historinë e klubit, por lidhen me mënyrën se si duhet të realizohet një lamtumirë e mundshme në “Camp Nou”.

Një nga çështjet kryesore të deklaratave të Gaspart ishte marrëdhënia e Messit me presidentin aktual të Barcelonës, Joan Laporta.

Sipas tij, prania e Laportës nuk duhet të jetë pengesë që sulmuesi argjentinas të rikthehet në stadium dhe të marrë nderimet që meriton nga tifozët.

“Kushdo që të jetë presidenti, le të vijë dhe t’i thotë lamtumirë Barcelonës”, u shpreh Gaspart.

Ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se nuk do të merrte pjesë në një ceremoni lamtumire nëse Messi do të refuzonte të paraqitej për shkak të pranisë së Laportës dhe do të pranonte të kthehej vetëm pasi ky i fundit të largohej nga posti i presidentit.

“Nëse Leo Messi vjen për të thënë lamtumirë dhe nuk vjen sepse Laporta është president, por paraqitet vetëm ditën kur Laporta nuk është më aty, unë nuk do të shkoja në atë homazh”, deklaroi ai.

Gaspart i përmbylli komentet e tij me një pyetje provokuese drejtuar legjendës argjentinase: “Kush mendon se është ai?”, duke rihapur debatin rreth një lamtumire zyrtare të Messit para tifozëve të Barcelonës.

madhemessingaspart

Më shumë nga Sport

  • 16:44Arsenali humbet dy yjet për ndeshjen ndaj Lilles
  • 16:03Erblin Osmani niset me Bayernin drejt Norvegjisë për ndeshjen e UEFA-s
  • 16:01Real Madridi arrin marrëveshje me Courtois, bëhet gati kontrata e re
  • 23:03Pisacane dhe Spalletti ndëshkohen me kartonë të kuq pas ndeshjes
  • 22:56Futja e Zhegrovës e ndreqi lojën e Juventusit, “Zonja e Vjetër” barazon ndaj Cagliarit