Barcelona e ka nisur në mënyrën më bindëse sezonin e ri në La Liga, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Elches.
Katalanasit e diktuan ndeshjen që nga minutat e para dhe kaluan në epërsi në minutën e 14-të. Raphinha ishte i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Matias Dituro për 1-0.
Barcelona vazhdoi të kontrollojë lojën dhe në fund të pjesës së parë gjeti edhe golin e dytë. Në minutën e 45+3’, Karim Adeyemi përfitoi nga asistimi i Raphinhas dhe realizoi për 2-0.
Në pjesën e dytë, skuadra e Hansi Flickut nuk e uli ritmin. Raphinha shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 67-të, pas asistimit të Anthony Gordonit, duke çuar rezultatin në 3-0.
Më pas erdhi momenti i Fermín Lópezit, i cili ishte protagonist absolut në fundin e takimit. Mesfushori spanjoll realizoi dy gola brenda tetë minutash, në minutat 71’ dhe 79’, duke vulosur fitoren spektakolare 5-0.
Barcelona pati edhe raste të tjera për të thelluar epërsinë, ndërsa Elche goditi shtyllën përmes Facundo Buonanottes.
Një nisje perfekte për Barcelonën, e cila dërgon një mesazh të fortë që në javën e parë të kampionatit: 5 gola të shënuar dhe portë e paprekur si mysafir