Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar ndalimin e shitjes së biletave për Shqipëri-Serbi jo sepse rrezikohen trazira dhe huliganizëm ndaj kombëtares kuqezi si në vitin 2014, por sepse ka frikën e kryengritjes së popullit të tij!
Telesport ka mësuar se vendimi për të akseksuar tifozë të kontrolluar (do jenë ftesa private dhe jo bileta online) lidhet me faktin se të gjithë ata 6000 (pa mediat dhe transmetuesit) që do të futen në stadiumin e Leskovcit janë lidhje të ngushta me administratën e qeverisë së tij ose përkrahës, me karta identiteti të verifikuara!
