Agim Ademi është takuar me yllin e Kosovës, Arbër Ademi, shkruan Gazeta Demos.
Ai ka shkruar se takimi me të ishte kënaqësi duke e quajtuar futbollist të jashtëzakonshëm.
”Sot pata kënaqësinë të takoj një futbollist të jashtëzakonshëm dhe një djalë fantastik, anëtarin e ekipit tonë kombëtar, Arbër Zenelin.
Me Arbërin folëm për karrierën e tij, rikuperimin pas lëndimit, kthimin në nivelin elitar, por edhe evokuam kujtime nga ndeshjet dhe paraqitjet e tij të paharrueshme me ekipin kombëtar, me shpresën se së shpejti do të jetë sërish pjesë e kombëtares sonë.
Arbëri mbetet një aset i çmuar për Kosovën.
#BashkëPërKosovën “, ka shkruar Ademi.