Mërgim Vojvoda ka folur për “Klan Kosova” pas barazimit 1:1 të Kosovës ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të UEFA Nations League.
Mbrojtësi i “Dardanëve” u shpreh i dëshpëruar që Kosova nuk arriti ta ruante epërsinë, duke theksuar se skuadra kishte mundësi të shënonte edhe golin e dytë, shkruan Indeksonline
“Jemi dëshpëruar. Ishte lojë e vështirë, edhe pse patëm rastin për të bërë 2:0. Nuk kishim fat.”
Vojvoda veçoi rastin e Milot Rashicës, i cili goditi shtyllën pas një aksioni individual, ndërsa theksoi se Austria reagoi mirë pas golit të Kosovës.
“Pikërisht rasti i Milotit, i cili bëri aksion fantastik, preku shtyllën, por ky është futbolli. Po të shënonim, do të fitonim të gjithë lojën. Ata u rikthyen mirë në ndeshje dhe barazuan.”

