Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

A ishte penallti në ndeshjen Zvicër – Katar apo jo? FIFA me sqarim zyrtar

GD
Gazeta Demos14 qershor 2026 në 17:21
A ishte penallti në ndeshjen Zvicër – Katar apo jo? FIFA me sqarim zyrtar

Barazimi 1-1 mes Katarit dhe Zvicrës në fazën e grupeve të Kupës së Botës ka shkaktuar reagime të shumta, me teknologjinë VAR që u vu në qendër të vëmendjes.

Kontestimet nisën pas penalltisë së realizuar nga Breel Embolo për epërsinë e Zvicrës, teksa shumë tifozë dyshuan për një pozicion të mundshëm jashtë loje të Remo Freuler në aksionin që i parapriu golit.

Situata u bë edhe më e diskutueshme pasi arbitri Said Martinez priti rreth tre minuta për konfirmimin nga VAR, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk u shfaq asnjë grafikë apo animacion 3D në transmetim, transmeton Klankosova.tv.

Pas ndeshjes, FIFA publikoi pamjet grafike dhe sqaroi se lojtari zviceran nuk ishte në pozitë jashtë loje.

Sipas FIFA-s, një problem teknik i përkohshëm pengoi shfaqjen e grafikës 3D gjatë transmetimit, por nuk ndikoi në procesin e verifikimit nga VAR.

“Defekti teknik u zgjidh shpejt dhe të gjitha procedurat standarde të VAR-it u respektuan. Vijat e përdorura konfirmuan se nuk kishte pozicion jashtë loje përpara akordimit të penalltisë”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Pavarësisht sqarimit zyrtar, vendimi vazhdon të diskutohet gjerësisht nga tifozët dhe analistët e futbollit.

KUPA E BOTES

Më shumë nga Sport

  • 10:25“Ka konfirmimin nga mjeku”, Xhaka mohon akuzat për certifikatën e COVID-19
  • 22:39Ra ra Raphinhaaaa! Prapë tre gola
  • 21:38Ballkani “godet” gjyqtarët pas humbjes ndaj Malishevës
  • 21:23Trepça nis sezonin me fitore, triumfon ngushtë në Rahovec
  • 20:53S’ka fitues në “Olimpico”, Roma dhe Interi ndahen në paqe