Chelsea ka shënuar një fitore të madhe sonte në Champions League, duke mposhtur Barcelonën me rezultat bindës 3-0 dhe duke hedhur një hap gjigant drejt fazës tjetër të garës.
Ndeshja nisi me dominim të londinezëve, ndërsa presioni i tyre u shpërblye në minutën e 27-të, kur mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde, realizoi një autogol, duke i dhënë epërsinë Chelseat.
Në pjesën e dytë, “Blutë” vazhduan të diktojnë ritmin. Talenti brazilian Estevao shënoi një gol të bukur në minutën e 55-të, duke dyfishuar rezultatin.
