Janë mbyllur 45 minutat e para të sfidave të Grupit B, ku Bosnja po udhëheq 2–1 ndaj Katarit, ndërsa Zvicra dhe Kanadaja po luajnë ende pa gola.
Bosnja ka zhvilluar një pjesë të parë të fortë, duke marrë avantazhin me dy gola, por Katari ka arritur të ngushtojë shifrat dhe ta mbajë ndeshjen ende të hapur për pjesën e dytë.
Ndërkohë, në përballjen tjetër, Zvicra dhe Kanadaja nuk kanë gjetur ende rrugën drejt rrjetës, në një 45 minutësh të ekuilibruar dhe me shumë kujdes taktik.
