Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

100 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri – Anglisë, ja sa kushton një biletë

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 17:14
100 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri – Anglisë, ja sa kushton një biletë

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë eliminagtoret e Kampionatit Botërorë 2026 më 16 nëntor me ndeshjen e “luksit” përballë skuadrës më të shtrenjtë në botë të futbollit, Anglisë.

Skuadra e “3 Luanëve” aktualisht është e kualifikuar pë rnë finalet e evenimentit më të madh futbollistik, por nëse nuk ka më një objektiv të sajin për të luajtur, padyshim që ka në dorë fatet edhe të kombëtares sonë, kur siç mund ta dini që Kuqezinjtë janë në vendin e dytë në grupin K me 1 pikë përpara Serbisë, 11 pikë kuqezinjtë pas 6 ndeshjesh ndërsa skuadra serbe me 10 pikë në po kaq ndeshje.

Përpara ndeshjes me Shqipërinë, Anglia do të presë Serbinë më 13 nëntor, datë që ne do të luajmë në Andorra dhe një fitore e anglezëve, bashkë me një sukses të mundshëm tonin në transfertë, zyrtarizon vendin e dytë të Shqipërisë në grup që përkthehet me kalimin në play-off-in e Botërorit.

Ndërkohë që në ndeshjen e fundit nëse Serbia pret Letoninë ne do të luajmë përballë Anglisë në “Arenën Kombëtare”.

Siç ndodh në ndeshje të tilla kur kundërshtari është i këtij niveli, por edhe padyshim për të patur shansin për një festë të ekipin kombëtarë përballë tifozerisë së tyre, në rast se sigurimi i pozicionit të dytë ndodh në ndeshjen e parafundit, problem mbeten biletat.

Është pikërisht ky moment që na kujton se na duhet një stadium më i madh, por që përbllë kërkesave të tilla që burimet për Top Channel konfirmojnë që i tejkalojnë disa fish kapacitetin e stadiumit tonë kombëtarë, që është rreth 22.000 vendësh, duket gjithmonë e pamundur për t’u përmbushur dëshira e të gjithëve.

Mjafton të përmendim këtu, që se të njëjtat burime, bëjnë me dije se nga data 16 tetor kur është hapur shorti i aplikimit për bileta, kanë shkuar drejt faqes on-line ku ato shiten, 100.000 kërkesa.

Në mënyrën e shpërndarjes së biletave për këtë ndeshje përparësi ka Klubi i Tifozëve të Kombëtares, secili aplikant si gjithmonë dhe kudo, ka mundësi vetëm për 4 bileta në një aplikim ndërkohë që çmimi i tyre varion sipas kategorisë së përcaktuar të stadiumit

Bileta më e lirë për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Angli më 16 nëntor është ajo në zonat e stadiumit të emërtuara E101, N106 apo E109, S101 apo thenë ndryshe, këndet e stadiumit që ndodhen tek goditja e këndit. Çmimi për këto vende është 2500 lekë.

Më pas sektori i dytë për nga renditja e çmimeve nga më të lirat tek më të shtrenjtat janë sektoret prapa portave S dhe N të cilat variojnë nga 3500 lekë.

Pjesa e karshisë me tre blloqet E104, E105 dhe E106 të cilësuara si Kategori 1, kushtojnë 15.000 lekë ndërsa kati I dytë I stadiumit dhe pjesët më anësore të karshisë kanë një çmim prej 9000 lekës

Ndërkohë që edhe tribuna ka disa kategori, ku në pjesët anësore çmimi është 25.000 lekë dhe duke u afruar në qendër dhe deri tek kategoria VIP janë nga 40.000 dhe më e kushtueshmja 50.000 lekë.

Në pamje të parë çmime të kripura edhe pse bëhet fjalë për rreth 7% kapacitetit të stadiumit.

Ndërkohë duket që falë shitjes në këtë formë ku çdo biletë gjurmohet se kush e merr, ka filluar edhe survejimi i tregut të zi.

Një ndër aplikantët që kishte publikuar on-line rishitjen e biletës së përfituar, është evidentuar dhe sipas burimeve pranë FSHF për Top Channel, bileta i është revokuar personit duke e nxjerrë të pavlefshme dhe për ta kaluar në system sërish, ndërsa adresa e aplikimit ka kaluar në listë të zezë për të mos u përfshirë më në shorte apo aplikime për bileta ndeshjesh.

FC Shqiperia

Më shumë nga Sport

  • 22:06Lorik Cana reagon ashpër për nderimin e Ratko Mlladiqit: Serbia nuk po mëson nga e kaluara
  • 22:05Çorapet e Ismael Saibarit janë bërë temë diskutimi në Gjermani
  • 21:41PSG drejt rekordit të ri në ‘Topin e Artë’, pritet të ketë dhjetë të nominuar
  • 20:56Tronditëse në Gjermani: Futbollisti dyshohet se helmoi për vdekje bashkëlojtarin
  • 20:24​Ballon d’Or 2026: Nesër zbulohen emrat potencial për ta rrëmbyer çmimin e madh