Niclas Fullkrug është kthyer në një objektiv serioz për Milanin.
Qendërsulmuesi gjerman që aktivizohet në Premier League me West Ham, është “piketuar” nga Igli Tare.
Kuqezinjtë duket se do të ndajnë rrugët me Santiago Gimenez që në janar. Në këto kushte, në “San Siro” duhet të zbarkojë një sulmues tjetër për të plotësuar hapësirat e lëna bosh.
