Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

Sot do të zhvillohet ceremonia e varrimit për Alush Gashin, një nga figurat më të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Gashi, i cili ndërroi jetë ditë më parë, konsiderohej një prej njerëzve kyç në organizimin dhe ndërtimin e strukturave të para të LDK-së gjatë viteve ’90, duke mbetur për dekada pjesë e rëndësishme e frymës rugoviste në politikën kosovare.

Përveç rolit të tij politik, ai kontribuoi edhe në institucionet shtetërore pas luftës, ku ushtroi detyrën e ministrit të Shëndetësisë në periudha të rëndësishme për vendin.

Në kujtim të jetës dhe veprimtarisë së tij, gjatë ditës së sotme organizohet mbledhje komemorative nën përkujdesjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërkohë, ceremonia e fundit mortore do të mbahet nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Prigodë të Istogut, vendi ku pritet të mblidhen familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button