Kandidati i LDK-së për Komunën e Podujevës, Ekrem Hyseni ka fituar anketën e parashtruar nga GazetaDemos sa i përket kësaj Komune në Facebook.
Në këtë sondazh, Hyseni prinë bindshëm ndaj kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Me 59.8% të komenteve, Hyseni ka mposhtur Bulliqin i cili kishte 40.2% të tyre, e nëse përkthehen në numra i bie që 540 komente që janë në total, nga to 483 janë të vlefshme, ku 289 vota/komente janë bërë për kandidatin e LDK-së, Ekrem Hysenin, ndërsa 194 vota/komente janë për Shpejtim Bulliqin e LVV-së.
Sipas këtij sondazhi, Ekrem Hyseni do të qeverisë për katër vitet e ardhshme me Komunën e Podujevës, duke e rikthyer kështu LDK-në në bastionin e saj që e kishte për shumë vite në këtë Komunë.