Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Isufi i AAK-së thotë se ka komunikime të opozitës për formimin e qeverisë së re

    14/03/2025 08:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partitë opozitare nga legjislatura e kaluar, PDK, LDK dhe AAK kanë komunikuar e takime lidhur me mundësinë e formimit të qeverisë nga opozita.

    Ndonëse këto takime nuk janë zyrtare, Ahmet Isufi nga AAK ka thënë se ka takime përmes njerëzve që janë në strukturat udhëheqëse të partive.

    Ai ka thënë se këto takime nuk janë zyrtare ku diskutohet për ndarjen e përgjegjësive.

    “Nuk ka pas takime të drejtpërdrejta, zyrtare që të ndahen përgjegjësitë qeverisëse, po që komunikim normalisht që ka, përmes njerëzve që janë në struktura udhëheqëse komunikojmë. Por nuk ka takim zyrtar për të ndarë përgjegjësitë, pasi ende nuk është bërë certifikimi i rezultateve”, ka thënë Isufi.

    Ai ka thënë se AAK nuk do të jetë pengesë për formimin e qeverisë nga opozita dhe se nuk këmbëngulin me çdo kusht për postin e kryeministrit.

    “Ne e kemi theksuar se nuk jemi shumë të interesuar që me çdo kusht ta kemi kryeministrin, sepse ne duam një qeveri funksionale. Edhe z.Haradinaj e ka shpreh se nuk dëshiron të marrë përgjegjësi kryesor, vetëm nëse pajtohen partnerët politik, normalisht përgjegjësisë nuk i ka ikur dhe nuk i ikë, por nuk do të bëhemi pengesë e një koalicioni të opozitës që do të mund ta udhëhiqte vendin”, ka thënë Isufi në tëvë1.

    Ndryshe rezultati preliminar i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk i mundëson asnjë partie ta formojë qeverinë e vetme. Ndonëse VV ka 48 ulëse në Kuvend, Kurti është shprehur i bindur se qeverinë e re do ta drejtojë Vetëvendosje dhe ai si kryeministër.

    Por, partitë opozitare janë shprehur se nuk do të bëjnë koalicion me Vetëvendosjen.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.