Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Si do t’i marrin nga 500 euro bonus qytetarët në Austri, këto janë procedurat

    26/08/2022 12:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Cilët persona do të përfitojnë nga 500 euro? Sa para do të marrin fëmijët? Si duhet aplikuar për të marr bonusin?

    Bonusi prej 500 eurosh për secilin banor mbi 18 vjeç që jeton në Austri, ishte paralajmëruar për t’u shpërndarë nga muaji tetor, por qeveria austriake vendosi që këtë bonus ta shpërndajë nga muaji shtator. Për këtë, Ministria e Mjedisit ka nisur një testim paraprakë: 300,000 persona të përzgjedhur në mënyrë rastësore nga sistemi, që nga sot kanë pranuar tashmë 500 euro.

    Ministria e Mbrojtjes së Klimës njoftoi dje se bonusi ishte zbatuar më shpejt se sa pritej. Kjo është arsyeja që qeveria austriake ka filluar ta shpërndajë bonusin që nga sot për një pjesë të qytetarëve. “Është “një lloj prove” për të testuar procesin dhe kapacitetin e serverit”, kanë deklaruar sot nga qeveria, përcjell albinfo.at.

    Cilët persona do të përfitojnë nga 500 euro bonus në Austri?

    Bonusin do ta marrin të gjithë personat që jetojnë prej së paku 183 ditë (6 muaj) në Austri, kjo pavarësisht se çfarë nënshtetësie apo moshe kanë. Të rriturit mbi moshën 18 vjeçe do të përfitojnë nga 500 euro, ndërsa fëmijët nga 250 euro. Gjithsej 8.6 milionë njerëz në Austri do të janë përfitues të këtij bonusi.

    Si do t’i pranojnë paratë e bonusit qytetarët në Austri?

    Nëse keni një llogari bankare në Finanzonline ose merrni pension nga shoqëria e sigurimit të pensioneve, paratë e bonusit do të transferohen drejtpërdrejt në konton tuaj. Personat e tjerë do të pranojnë një letër (kupon) me të cilën mund të këmbehen në para në bankën 99 ose mund ta shfrytëzoni për blerje në rreth 10.000 dyqane në Austri.

    Nuk kam llogari dhe nuk do të jem në shtëpi në shtator. Çfarë të bëj?

    Shumë persona tashmë kanë pranuar një letër autorizim(Vollmacht) në kutinë tuaj postare. Kjo do të thotë letra duhet të autorizohet tek një person tjetër. Nëse nuk jeni në shtëpi, personi i autorizuar ka të drejtën të pranon bonusin tuaj. Në rast se nuk e keni pranuar këtë letër, mund ta shkarkoni edhe në internet dhe ta plotësoni. Në rast se askush nuk është në shtëpi gjatë kohës sa iu vije ky formular, ajo mund të depotizohet në posten më të afërt, të cilën duhet ta merrni personalisht.

    Si do ta marrin fëmijët bonusin e tyre?

    Fëmijët e marrin bonusin nga personi që merr kompensimin familjar, pra nga kujdestarët ligjorë, që në shumicën e rasteve janë prindërit e tyre.

    A e marr bonusin më vonë, nëse jam zhvendosur në Austri gjatë muajve të fundit të këtij viti?

    Siç e shënuam më lartë, të drejtë përfitimi për bonusin, kanë të gjithë ata persona të cilët janë së paku 183 ditë me vendbanim në Austri. Kjo do të thotë që, cilido që është shpërngulur në muajin maj në Austri, bonusin do të mund ta pranojë tek në muajin nëntor. Personat të cilët kanë leje të vendbanimit në Austri nga muaji korrik, nuk kanë të drejtë përfitimi të bonusit prej 500 euro gjatë këtij viti.

    Cilëve persona nuk u takon bonusi prej 500 eurosh?

    Këtë bonus do të përfitojnë të gjithë ata persona që të ardhurat e tyre nuk janë më shumë se 90 mijë euro bruto në vit. Personat që fitojnë më shumë se 90,000 euro bruto në vit (rreth 6,400 euro në muaj) duhet të paguajnë tatimin mbi bonusin sipas klasës së tyre tatimore. Për personat që fitojnë gjatë vitit 150 mijë euro bruto, kjo do të thotë se gjysma e ndihmës prej 250 eurosh do t’u zbritet kur të paguajnë tatimin mbi pagën./albinfo.ch

    Artikuj të ngjashëm

    Politikani austriak ngushëllon popullin e Kosovës për vdekjen e Leas, vajzës që ishte një nga viktimat e sulmit në Graz

    Tragjedia në Austri, flet mjekja shqiptare nga Grazi

    Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Austri?

    Të Fundit

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.