Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    02/07/2025 16:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se sot në “takimin konstruktiv”  me presidenten Vjosa Osmani e ka njoftuar atë për qëndrimet dhe bindjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi atë që ai e quajti “krizën e madhe politike në vend – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.

    Abdixhiku tha se asaj ia ka shprehur brengën “për vonesat edhe procedurale edhe politike – të paprecedenta për Republikën – rreth formimit të shumicës; sikurse dhe brengën për veprimet arbitrare në Kuvend nga partia e parë, që fillimisht pamundësojnë votimin e  lirshëm; e më pas, me vetëdije të plotë, refuzojnë të implementojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.

    Abdixhiku tha se mirëpresin çdo takim e përpjekje për zgjidhje, por shtoi se “mbi të gjitha, ftojmë për përgjegjësi politike”.

    Mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Abdixhiku e quajti “përmbysje e rendit kushtetues”, ndërsa akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se duke pasë mundësitë për kompromis po insiston për krizë.

    “LDK ka ofruar dhe zgjidhje; përtej vetes, deri tek uniteti. Insistimi në bllokadë me gjithë mundësitë për kompromis e arsyeshmëri, është insistim në krizë; gjersa mosrespektimi i Gjykatës Kushtetuese, në një çështje kaq jetike për shtetin – është përmbysje e rendit kushtetues. LDK e respekton në plotni vendimin e Gjykatës Kushtetuese; si gjithherë. LDK ka ofruar dhe unitet. LDK e njej krizën e tanishme. LDK kërkon arsyeshmëri politike”, ka shkruar Abdixhiku.

    Artikuj të ngjashëm

    Mihrije Braha flet për raportin me renë e saj: Nuk e lejojë me ardh në shtëpi si e trentë

    Peci: Mërgata jonë është kategoria më brilante e kombit me vepra patriotike

    E dhimbshme/ Ky është i moshuari që vdiq në Klinë, duke shuar zjarrin në ara

    Të Fundit

    Mihrije Braha flet për raportin me renë e saj: Nuk e lejojë me ardh në shtëpi si e trentë

    Peci: Mërgata jonë është kategoria më brilante e kombit me vepra patriotike

    E dhimbshme/ Ky është i moshuari që vdiq në Klinë, duke shuar zjarrin në ara

    Sibel Halimi: Mbrëmë, këngët e Armend Rexhepagiqit bashkuan kujtime e shpresa të gjeneratave të ndryshme

    Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, rrokulliset një veturë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.