Sport

Shkruan FIFA: Kosova, dhjetë vjet rritje në skenën globale – garat e mëdha nuk janë më ëndërr, më shumë një çështje kohe

Kosova sot feston 10-vjetorin e saj si federatë anëtare e FIFA-s. Së bashku me Gjibraltarin, Kosova mbetet një nga shtetet e fundit të pranuara nga organi qeverisës i futbollit botëror.

Një dekadë më pas, rritja e futbollit të Kosovës ka qenë e jashtëzakonshme, e reflektuar në progresin e vazhdueshëm në renditjen botërore të FIFA-s si për meshkuj ashtu edhe për femra. Dhe trajektorja në rritje nuk tregon shenja ngadalësimi.

Kombëtarja e Kosovës bëri rritjen më të madhe gjatë vitit 2025 dhe së fundmi u ngjit edhe për dy vende për të arritur në vendin e 78-të, që është renditja më e lartë ndonjëherë, shkruan faqja zyrtare e FIFA-s.

Kombëtarja e Kosovës për futbolliste, e renditur i 80-ti, së fundmi u ngjit për 11 vende, duke arritur po ashtu renditjen më të lartë në përditësimin e fundit në prill.

“E gjithë kjo është rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit nga të gjithë ata që përfaqësojnë vendin tonë – nga presidenti Agim Ademi, te stafi i trajnerëve të udhëhequr nga Franco Foda, lojtarët dhe tifozët tanë, ‘Dardanët’, të cilët janë mbështetësit më të mëdhenj të motivimit dhe patriotizmit”, ka thënë mbrojtësi Dion Gallapeni për “FIFA”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button