Serbëve ende iu dhemb Beteja e Kosharës, fotoja e ushtarëve të UÇK-së nxit reagim të madh të tyre – iu kundërpërgjigjen edhe vetë protagonistët
Para disa ditësh ”GazetaDemos” publikoi një fotografi nga lufta ku shiheshin luftëtarët e UÇK-së që e thyen kufirin shqiptaro-shqiptar në Kazermën e Kosharës
Kjo fotografi nxiti reagime të shumta në rrjet ku dhe pati replika e kundër replika nga shqiptarët dhe serbët.
Atyre iu kanë kundër përgjigjur disa qytetarë shqiptarë e mesin e tyre edhe njëri nga ushtarët prezent në fotografi tani avokat Nazim Mehmeti.
“Kur u largua ushtria? Nuk mund ta ndjeje erën!..Kosova ëshë Serbi”, ishin disa nga komentet e serbëve.
Teksa nuk munguan edhe repikat e shqiptarëve si “ua kemi luejt mamin! Luften e keni humb, por diq dihet ju jeni humbes te keqinj! Qyp atje.”.
Pamje nga replikat:
Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave. Beteja u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë Bombardimit të Jugosllavisë nga NATO. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Forcat ajrore të NATO-s. Është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës.
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.