Mbi 100 të rinj nga Lipjani vizituan Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë, Shtabin e Përgjithshëm në Divjakë dhe Odën e ish-ushtarit Sadri Shalës
Mbi 100 të rinj e të reja nga Lipjani realizuan një vizitë në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Kleçkë, Shtabin e Përgjithshëm në Divjakë dhe Odën e ish-ushtarit të UÇK-së, Sadri Shala.
Gjatë kësaj vizite, ata u njohën nga afër me historinë e Luftës Çlirimtare të Kosovës, organizimin e saj në këto zona, si dhe me ngjarje të rëndësishme historike, përfshirë nisjen e delegacionit të Rambujesë për në Francë në vitin 1999. Të rinjtë patën rastin të dëgjonin rrëfime dhe kujtime autentike nga ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët ndanë përvojat dhe sakrificat e tyre gjatë luftës.
Organizatorët theksuan se aktivitete të tilla synojnë të forcojnë njohuritë e brezit të ri për historinë dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës, duke inkurajuar angazhimin e tyre në zhvillimin e vendit.
Në përfundim të vizitës, u shprehën falënderime për Rininë e Lipjanit për organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet përkujtimor e edukativ.
PAMJE: