Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Serbët në Veri: Deri më 1 shtator të zgjidhet çështja e targave dhe lejeudhëtimeve, ose largohemi nga institucionet

    24/08/2022 16:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Katër komunat veriore me shumicë serbe miratuan deklaratë të përbashkët se në rast të mos gjendjes së një zgjidhje për çështjen e dy masave të reja reciproke të qeverisë kosovare brenda shtatë ditësh, do të largohen nga institucionet e Kosovës.

    “Nëse nuk arrihet një zgjidhje kompromisi, ne përfaqësuesit politikë të serbëve, së bashku me bashkëpunëtorët tanë do të nisim procesin e largimit nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet”.

    Kjo, thanë ata, “duke filluar nga institucionet qendrore dhe lokale, e deri te gjykatat, policia dhe prokuroria, që shkatërron plotësisht procesin e Brukselit”, tha kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Srxhan Milosavleviç, siç u tha në një komunikatë të lëshuar për media.

    Në këtë mbledhim simbolet përfaqësuese të tyre ishin flamuri i OKB-së dhe i Serbisë.

    Në këtë takim morën pjesë liderët e Listës Serbe – partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë – Goran Rakiç, Igor Simiç, Slavko Simiç, kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës sipas sistemit të Kosovës, dhe krerët e katër organeve të përkohshme komunale, që funksionojnë sipas sistemit serb.

    Ata u ankuan për shkelje të të drejtave të komunitetit serb si dhe kërkuan formimin e menjëhershëm të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

    “Burimi i vetëm i destabilitetit në veri vjen nga drejtimi i Prishtinës, dhe njëra prej tyre prej njësive speciale policore të cilëve populli serb nuk u beson”, thanë ata.

    “I sigurojmë qytetarët se kemi marrë garanci të qarta dhe të prera nga presidenti ynë, Aleksandar Vuçiç, se nuk do të lejohen persekutimet dhe masakrat ndaj popullit tonë dhe se populli serb nuk do të jetë i vetëm në këto kohë të vështira dhe sfiduese”.

    “Ne jemi të vendosur për paqe dhe dialog, për kompromis dhe zgjidhje afatgjata, por për dialog është gjithashtu e nevojshme që pala tjetër të respektojë interesat e popullit tonë dhe të respektojë detyrimet e marra”, thuhet në deklaratë.

    Artikuj të ngjashëm

    Serbët në Veri shpallin një deklaratë 6 pikëshe, kërkojnë Asociacion – Vuçiq të flas në emrin tonë

    Vuçiq kërcënon se serbët në Veri do ta “përmbysin rendin e Brukselit”

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.