Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq duket se do të takohen sërish në Bruksel para 1 shtatorit.
Vuçiq tha se do ta kërkojë një zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme dhe këtë tha se e duan edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
“Na dhanë dorën e lirë, por na vendosën vija të kuqe, për të cilat nuk do të flas tani. Ata thanë se do të pranonin çdo kompromis që do të gjenim, kërkuan vetëm garanci se nuk do të përjetonin përndjekje”, tha ai në një konferencë për media.
Vuçiq, me paraqitjen e njohur të tij prej aktori, tha se serbët mund ta shpërbënin rendin e vendosur nga Brukseli në Kosovë.
“Më kanë informuar se do të largohen nga institucionet nëse vazhdon terrori. Do të ketë shpërbërje të plotë të rendit të vendosur në bazë të Marrëveshjes së Brukselit”, tha Vuçiq.