Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Serbët në Veri shpallin një deklaratë 6 pikëshe, kërkojnë Asociacion – Vuçiq të flas në emrin tonë

    24/08/2022 15:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendet Komunale të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës së Verut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dalë në një deklaratë të përbashkët gjashtë pikësh ku e kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe mandatojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq “që të flas në emër të tyre”.

    Kjo deklaratë vjen, vetëm pak kohë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, e më pas edhe në një konferencë për media ripërsëriti se më 1 shtator do të zbatohet reciprociteti për targa dhe dokumente.

    Para se të kumtohen këto pikat, në deklaratën e e transmeton kossev.info, pretendohet se serbët “po persekutohen nga Prishtina”, sipas tyre “hetimet po planifikohen qëllimisht”, referuar luftimit të kontrabandës në Veri.

    “Në emër të qytetarëve të komunave tona, ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që përmes dialogut të gjejë një zgjidhje kompromisi, të qëndrueshme dhe afatgjatë për problemin e targave dhe kartave të identitetit. në 7 ditët e ardhshme, në përputhje me interesat e qytetarëve tanë duke ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, thotë pika e parë e dokumentit.

    Pika e dytë e kërkon themelimin e Asocaiconit të Komunave Serbe, sipas tyre “është obligim që Kosova ia ka Bashkimit Evropian”.

    Më pas si pikë e tretë kërkohet nga KFOR-i që ta garantojë sigurinë e serbëve të Veriut.

    “Ftojmë bashkëqytetarët që të mos bien në grackën e vendimeve të njëanshme dhe ofertave joshëse të Albin Kurtit për targa dhe dokumente personale, sepse kjo nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, për më tepër Prishtina po e përdor këtë çështje si fillimi i llogarisë përfundimtare me popullin serb dhe Serbinë në këto zona”, thotë pika e katërt.

    Në pikën e pestë thuhet se, përfaqësueit e këtyre komunave “mbrojnë interesat e popullit serb”.

    E në fund, si pikë gjashtë paralajmërohet dalja nga institucionet e Kosovës në rast se nuk gjendet kompromisi deri më 1 shtator. 

    Artikuj të ngjashëm

    Serbët në Veri: Deri më 1 shtator të zgjidhet çështja e targave dhe lejeudhëtimeve, ose largohemi nga institucionet

    Vuçiq kërcënon se serbët në Veri do ta “përmbysin rendin e Brukselit”

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.