Opinionisti Dardan Sejdiu, ka deklaruar se beson se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të lirohen më 16 shtator.
Sejdiu ka thënë se partitë politike nuk kanë interes për një zgjidhje të çështjes së institucioneve para kësaj date, duke shtuar se beson që kryeministri Albin Kurti po kalkulon edhe me vendimin e Gjykatës Speciale.
“Nuk ka nguti. LVV dhe PDK nuk janë të interesuara të kenë zgjidhje të temës së institucioneve para datës 16 shtator. Besoj shumë që zoti Kurti kalkulon edhe me vendimin e Gjykatës”, ka deklaruar Sejdiu në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

