Kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë duke vazhduar takimin të cilin e kanë nisur tash e rreth dy orë.
Deri tani nuk ka asnjë detaj nga takimi, derisa të dyja palët kanë bërë të ditur para se të hynin në takim se do ta flasin pasi të përfundojnë takimin,
Abdixhiku me Osmanin dhe Hazirin në takim me Kurtin
Ka nisur takimi mes kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shoqëruar në takim nga nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, derisa Kurti ishte bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.




