Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Rutte: Ajo që ndodhi në Bosnje dhe Kosovë nuk duhet të përsëritet më kurrë, jemi në komunikim intensiv

    11/03/2025 09:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, i cili sot pritet të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ka thënë se janë në komunikime të vazhdueshme me krerët e shtetit në Kosovë dhe ata në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që tensionet në rajon të ulen.

    Ai në një intervistë për për Al Jazeera Balkans, tha se Kosova është një shtet shumë i rëndësishëm, ku prania e NATO-s është e fortë, përmes trupave të KFOR-it.

    “Kosova është vend shumë i rëndësishëm, ku NATO ka prezentë të fortë përmes KFOR-it. Është e rëndësishme të angazhohemi të gjithë që ky shtet të jetë në situatën më të mirë të mundshme. Atje ka pasur zgjedhje dhe do të shohim si do të formohet Qeveria e re. Gjithë kjo është pjesë e një procesi normal demokratik, gjë që është e mirë. Por në të gjithë rajonin situata po ndryshon. Jam në komunikime intensive, jo vetëm me krerët e Kosovës dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës, por javën e kaluar kam biseduar edhe me Vuçiqin, që javën tjetër pritet të jetë së shpejti në Bruksel. Pra, komunikimet janë intensive që tensionet në rajon të ulen”.

    Duke folur për rritjen e tensioneve në rajon, Rutte tha se ajo çka ka ndodhur në Bosnjë dhe Herecegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995, dhe në Kosovë deri në vitin 1999, nuk guxon të përsëritet kurrë më.

    “Ajo çka ka ndodhur në këtë rajon, në Bosnjë dhe Herecegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995, dhe në Kosovë deri në vitin 1999, nuk duhet të përsëritet kurrë më. Ky rajon ka potencial të madh. Dëshirojmë që të rinjtë që jetojnë këtu, të qëndrojnë këtu, të jenë të suksesshëm, të hapin biznese, të inkuadrohen në rrethet politike dhe akademike, të bëhen artistë të mëdhenj dhe ta zhvillojnë këtë vend”, tha Rutte.

    Rutte sot pritet të qëndrojë në Kosovë, ku do të ketë takime me krerët e shtetit, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

    Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë që kur mori drejtimin e NATO-s në tetor të vitit të kaluar. Ai do të jetë i shoqëruar nga ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

    Artikuj të ngjashëm

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.