Lajme

“Rrugët tona do të takohen”, çka po paralajmëron Konjufca: Osmani s’është kundër VV-së, jemi gjithmonë të hapur për të

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur lidhur me mundësit për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës sa i përket çështjes së presidentit.

Ai e ka akuzuar opozitën për mosseriozitet lidhur me propozimet për këtë post, duke shtuar se kjo qasje e opozitës u shfaq pikërisht kur u bë e ditur se ish-presidentja Vjosa Osmani nuk do të ishte propozimi i VV-së edhe për një mandat.

“Unë e kam parë situtatën kështu, në momentin që nuk ka qenë në propozim presidentja Vjosa Osmani nga ana e Vetëvendosjes, ka ndryshuar krejt kalkulimi i opozitës.

Opozita dëshiron me e përfshi si element të ri në skenën tonë politike, prej nga ata kalkulojnë që kjo ndoshta do ta zbriste epërsinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Prej kur ka qenë ky element në garë, nuk ka pas propozime të sinqerta. Kjo është më shumë kalkulim i opozitës për zgjedhje. Kjo shihet, që po thonë, prej aeroplanit”, tha Konjufca.

Ndër tjera, Konufca foli edhe për përfshirjen e mundshme të Osmanit në politikë, duke thënë se nuk e din dhe se nuk mund të kalkuloj nëse  do ta zbriste përqindjen e VV-së.

“Osmani nuk e ka shfaqur orientimin e saj politik që është kundër Vetëvendosjes. Ajo vetëm ka thënë që do të angazhohem në politikë. Unë mendoj që rrugët tona prapë takohen”.

Në fund, i pyetur se “a jeni të hapur për bashkëpunim me Vjosa Osmanin?”, Konjufca u përgjigj: Në politikë? Gjithmonë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button