Lajme
Osmani në Vancouver, takon mërgatën tonë
Presidentja e 6-të e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron në Kanada.
Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri me dije se ka takuar mëngjesin e sotëm mërgatën e Kosovës në Vancouver.
“Një mëngjes i këndshëm sot me një pjesë të mërgatës sonë të mrekullueshme në Vancouver”, shkroi Osmani.