Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 20 maj 2026 janë konfirmuar 17 raste me fruth në Kosovë.
Përmes një njoftimi për media, IKShPK-ja ka treguar se numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me gjashtë raste.
Sipas institutit, rastet tjera janë regjistruar në Prishtinë dhe Kaçanik.
“Instituti thekson se të gjitha rastet e konfirmuara kanë qenë tek persona të pavaksinuar me vaksinën MMR kundër fruthit, shytave dhe rubellës. “Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi”, është thënë në njoftim.