Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokuroria thotë se po i vazhdon hetimet për rrahjen masive në Kuvend

    17/07/2023 18:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pamjet e rrahjes së deputetëve dhe ministrave të enjten në Kuvendin e Kosovës çuditën vendin dhe u bën lajm edhe në mediat e botës.

    Të zgjedhurit e popullit e detyruan edhe prokurorinë të vihet në lëvizje sepse disa prej tyre dyshohet se konsumuan vepra penale. Prokuroria ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”.

    Deri tani dihet se për dhunën në Kuvend me datën 13 korrik janë intervistuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministri i Financave Hekuran Murati si dhe deputeti Mërgim Lushtaku, është parë duke hyrë në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

    Por, Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka dhënë detaje nëse janë intervistuar të gjithë të përfshirët në rrahje dhe kush në çfarë cilësie po intervistohet, si i dyshuar apo si dëshmitar.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës të hënën i tha Gazetës Express se për këtë rast hetimet janë duke vazhduar në koordinim me policinë.

    “Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje. Për epilogun e tyre do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

    Pas intervistimit të deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, avokati mbrojtës i tij Faton Fetahu ka thënë se Lushtaku është intervistuar në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës.

    Ai ka thënë se qartazi shihet se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet i ka bërë në vetëmbrojtje.

    Gjithçka nisi kur zv.kryeministri Bislimi largoi një fotografi që e vendosi deputetja Musliu në foltoren kur po fliste Kryeministri Kurti.

    Më pas, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij.

    Më pas, Lushtaku ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Të përfshirë ka pasur edhe anëtarë tjerë të opozitës e qeverisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Qytetarët i masin grushtet në sy të policisë në Prishtinë

    Përplasja mes vëllezërve në Rahovec – njëri përfundon në ndalim për 48 orë

    Në mes të emisionit, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.