Policia Kufitare ka zbuluar dy raste të veçanta në zonën kufitare me Serbinë, në fshatin Dumnicë të Podujevës, më 8 gusht 2025, rreth orës 08:00.
Në kuadër të Planit Operativ “Parandalimi 2025”, njësitë patrulluese kanë ndaluar një traktor me rimorkio dhe një automjet, duke konfiskuar 810 pula të gjalla dhe pesë kafshë të imëta.
Dy personat e dyshuar, shtetas të Kosovës, u arrestuan dhe pas intervistimit u liruan, ndërsa rastet po procedohen në mënyrë të rregullt.
Veprat penale që po hetohen janë “kalim i paautorizuar i vijës kufitare” dhe “kontrabandë me mallra”.