Policë të kriminalizuar apo kriminalizimi i disa policëve
Shrkuan: Bedri Halimi
Policë të kriminalizuar apo kriminalizimi i disa policëve
Vetëm në këto dhjetë ditët e fundit, opinioni është terrorizuar me dy ngjarje që kanë ndodhur, ku pjesëmarrës të drejtpërdrejtë janë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Rasti i parë i kohëve të fundit, ishte në Therandë, ku një qytetar i ndaluar nga policia me urdhër të prokurorisë, vdiç në ambientet e policisë së Kosovës në Therandë. Për këtë rast, thuhet se qytetari kishte bërë vetvrasje përmes vetëngulfatjes.
Rasti dytë, edhe më tronditës, ndodhi në Lipjan, ku për rrjedhojë, një qytetar në momentin e arrestimit ju vdes në dorë pesë policëve të stacionit të policisë në Lipjan.
Si në rastin e parë, si në të dytin, është e qartë se nuk kemi të bëjmë me dashje të pjestarëve të policisë, që këto raste të përfundonin fatalisht. Por në të dy rastet kemi të bëjmë me joprofesionalizëm.
Në rastin e parë, në Therandë, duket qartë se nuk janë marrë masat e sigurisë, për të ja pamundësuar çfarëdo tentimi për vetvrasje të qytetarit të ndaluar. Këtu kemi të bëjmë me mungesë të profesionalizmit, ku si pasojë, ka rezultuar rezultati tragjik për jetën e përsonit të ndaluar.
Këtu, në këtë rast, nuk mund të spekuloj, por logjika të dërgon te dy mundësi: ose nuk i janë marrë të gjitha gjërat nga xhepat e qytetarit që ka mundur t’i posedoj, ose edhe më keq, në hapsirën e ndalimit (dhomën e ndalimit), ka pasur hapësirë mundësimi që i ndaluari të ketë bërë këtë veprim kundër vetes.
Ajo që është e qartë janë dy gjëra: e para, qytetari i ndaluar ka vdekur, dhe e dyta, që të bënte aktin e vetvrasjes, këtij qytetari, nga pakujdesia apo joprofesionalizmi, i është krijuar kjo mundësi që qytetari të ja marrë jetën vetes. Edhe këto që u thanë, por edhe rrethana të tjera të mundëshme janë për hetime, nga hetuesit.
Rasti i dytë, në Lipjan, dihet se përsoni ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Prandaj, duket qartë se policia u fokusua se si t’ja vendos prangat sa më shpejtë, duke mos treguar kujdes për gjendjen shpirtërore dhe fizike të përsonit të prangosur. Arsyetimi i policëve pjesëmarrës se gjoja i ndaluari ka pësuar infarkt është shumë naive, sepse niveli i vetëdijes së përsonit të dehur nuk është i tillë që mund të përjetoj traumë dhe shqetësim ekstrem sa që në organizmin e tij të paraqiten çrregullime në organet e tij. Këtu policët duket qartë, se e kanë ngulfatur, duke ja vënë gjunjtë në bark e në qafë, sa që i dehuri, nuk ka mundur të flasë se është në rrezik të frymëmarrjes.
Të gjitha këto, ndonëse janë në suaza të opinionit, ndonëse rrjedha logjike e ngjarjeve, që ka quar deri deri te rezultati final, me tragjedi, të qon në këto konkludime. Edhe më të rëndë e bën këtë fakt, se në ktë rast kanë qenë disa policë. Por kjo punë mbetet ekskluzivisht punë e organeve hetuese.
Gjithashtu para ca ditësh, përmes mediave, shikuam skena rrënqethëse të veprimeve kriminale të tre pjestarëve të policisë së Kosovës në Klinë, të cilët po e rrahnin qytetarin që kishin shkuar për ta arrestuar në shtëpi të vet. Dhe jo vetëm kaq. Rrahja po ndodhte në shtëpi të të arrestuarit. Dhe pëseri jo vetëm kaq! I arrestuari nuk po bënte rezistecë!
Duke pasur parasysh se këto raste që u përmenden nuk janë raste të izoluara, sepse edhe më parë kanë ndodhur raste kur në stacion të policisë janë rrahur persona të ndaluar (madje edhe duke bërë filma, duke incizuar skenat e rrahjeve…), të gjitha këto të qojnë në një pyetje logjike: Çka janë këta policë kështu? Si janë marrë këta policë në kuadër të këtij institucioni të rëndësishëm?
Përse sillen këta policë sikur policët e kohës së Ahmet Zogut, të cilët i përshkruan aq hollsisht dhe bindshëm Petro Marko në romanet e tij?!
Sigurshit që të gjithë policët nuk janë të tillë, dhe asesi nuk mund të flitet që tërë policia e Kosovës është e kriminalizuar. Por sjelljet e tilla, devijante, antiligjore të individëve të caktuar në kuadër të policisë së Kosovës, nuk i bëjnë dëm vetëm vetes së tyre, nuk i qesin hije të keqe vetëm vet atyre, por me këto sjellje, krijohet imazh i keq edhe për vet policinë e Kosovës si institucion i rëndësishëm.
Prandaj, duket qartë se ka punë për Inspektoratin Policor të Kosovës, për ta rrit shkallën e kontrollit brenda pjestarëve të Policisë së Kosovës.