Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Plaga në pjesën e gjoksit që doli të jetë fatale për policin e Kosovës, zhvillime të reja nga Inspektoriati Policor

    20/02/2022 17:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Netët e vona të së premtes u shndërruan në tragjedi të vërtetë.

    Zyrtari policor Lirim Haxholli humbi jetën si pasojë e të shtënës me armë që mori nga një pjesëtarë tjetër i Policisë së Kosovës.

    Edhe pse 15 miq, të gjithë zyrtarë policorë të Kosovës atë natë jashtë detyre u mblodhën për të kaluar një natë miqësie në një vilë në Zllatar të Prishtinës, e gjitha u shndërrua në një tragjedi të vërtetë.

    Derisa të njëjtit po festonin, i dyshuari në këtë rast, F.Mehmeti shtiu me armë ku si pasojë e plagës së marrë në pjesën e gjoksit, i riu Haxholli ndërroi jetë gjatë arritjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    E si shkak i ndodhisë së asaj nate, nga organet e hetuesisë është bërë e ditur se janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë dhe se të tjerët që ishin prezent në vendin e ngjarjes janë suspenduar nga puna.

    Në raportin e policisë është thënë se me rekomandim të Inspektoratit Policor të gjithë zyrtarëve policor që ishin prezent në vendin e incidentit janë suspenduar nga puna.

    “Me rekomandim të Inspektoratit policor të gjithë zyrtarëve policor që ishin në vendin e incidentit u është dhënë vendimi për suspendim nga puna”,u tha në raportin e policisë.

    Por përpos gjashtë zyrtarëve policorë për të cilët ishte marrë vendimi për suspendim, së fundi nga Inspektorati Policor i Kosovës është theksuar se është rekomanduar edhe suspendimi i nëntë policëve të tjerë.

    “Inspektorati Policor i Kosovës i cili është edhe mbikëqyrës i Policisë së Kosovës poashtu ka rekomanduar edhe suspendimin e nëntë policëve të tjerë”.

    Përpos kësaj në kuadër të këtij rasti, Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe 14 armë, të zyrtarëve policorë në këtë rast.

    Përpos të shtënës me armë që doli të jetë fatale për të riun Lirim Haxholli në këtë rast janë vërejtur edhe gëzhoja të tjera në kuadër të vendit ku po zhvillohej organizimi në fjalë.

    Ndërsa pasditen e sotme shumë familjarë, miq dhe kolegë të viktimës u mblodhën për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

    Haxholli është varrosur në varrezat e rajonit të Prishtinës të cilat gjenden në Dragodan.

    Ndërsa duhet theksuar se viktima dhe dorasi në këtë rast ishin miq, përpos kolegialitetit që kishin të njëjtit theksohet të kenë qenë mjaftë të afërt me njëri-tjetrin.

    E të riun në këtë rast e kanë përkujtuar shumë miq, e kolegë të tij nga Policia e Kosovës.

    Haxholli ishte njohur si djalë i respektuar, e i cili ishte bërë pjesë e Policisë së Kosovës në gjeneratat e reja të cilat po i shtohen asaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv që pesë muaj

    Të Fundit

    Netanyahu nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

    Shkojnë mbi gjysmë milioni euro për rreth dy muaj për deputetët e Kuvendit që nuk e kanë nisur ende punën

    Babai e i vëllai e përcollën me lot në sy – doktoresha tha se ka qenë i lidhur edhe kur s’ka pasur shenja jete – çka dihet për vdekjen në Lipjan

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Përmbytjet në Teksas – numri i viktimave shkon në mbi 100

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.