Gazetari Ridvan Berisha, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku analizoi përplasjen mes presidents së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti në lidhje me letrën për asocacionin që qeveria e Kosovës dërgoi në KiE, pa konsultimin me presidenten.
Berisha tha se lufta Kurti-Osmani është një luftë për fronin, kush do të jetë i pari që do të drejtojë vendin.
Ai shtoi se duke qenë se Kosova do të shkojë në një vit electoral, kjo përplasje sa do të vijë dhe do të intensifikohet për të marrë vëmendje publike.
“Është një betejë “Game of Thrones”, beteja për të parin dhe për protagonistin në këtë proces, Vetë Kurti nuk e ndjen peshën e saj të faktorizimit ashtu siç e manifeston zonja Osmani përtej rolit të saj që shihet nga komuniteti ndërkombëtar si një shtegdalje për të komunikuar me një adresë serioze në Prishtinë. Por zoti Kurti është adresa kryesore me të cilin komuniteti ndërkombëtar duhet të koordinohet. Mes tyre ka pasur shkëndija dhe më herët të cilat nuk janë vërejtur, si tek çështja draft statutit të asocacionit, ajo i ka kërkuar që Kosova ta shkruaj draftin përpara se Kurti ta pranojë draftin e komunave me shumicë serbe. Duket se Kurti nuk e ka dëgjuar atë.
Ka pasur përplasje dhe kur Osmani deklaroi se asocacioni duhet të dërgohet me çdo kusht në Gjykatën Kushtetuese. Pra presidentja ka dhënë disa sinjale mbi pikëpyetjet që ajo ka mbi këtë proces. Por meqësnëse jemi në vit elektoral, duket që ajo ndoshta përpiqet të zë vëmendje publike për sa kohë vendi po përpiqet të hyjë në zgjedhje”, tha ai.