Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Incidenti në Shkup, Berisha: Dy skenarë, Kurti e la Osmanin në baltë

    02/08/2024 18:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Incidenti diplomatik në aeroportin e Shkupit, ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së cilës iu tentua nga sigurimi t’i merret telefoni nga dora, ka shkaktuar reagime të shumta në të dyja vendet. Por dy figura kryesore kanë heshtur deri tani. Kryeministri Albin Kurti dhe shefja e diplomacisë Donika Gërvalla. Si shpjegohet heshtja? Analisti Ridvan Berisha shprehet se për këtë incident të rëndë diplomatik ka dy skenarë dhe njëri mund ta ketë burimin në Kosovë.

    Në një intervistë për “5Pyetjet.al”, Berisha ka sqaruar dy skenarët e mundshëm.

    “Kjo është një praktikë e pazakontë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ato traktate dhe konventa e Vjenës ka dhënë detaje edhe vetë këshilltari politik i presidentes Bekim Kupina që përbën alarm për një incident të rëndë diplomatik. Presidentja ka njoftuar të gjitha autoritetet e mundshme për vizitën dhe sipas rrëfimeve të këshilltarit është përballur me sjellje të pazakontë, sjellje provokuese nga siguria e aeroportit.

    Por çudia është që nuk kemi reagim nga Donika Gërvalla dhe vetë kryeministrit Albin Kurti. Të tentohet t’i merret telefoni Presidentes nga zyrtarët atje është cenim direkt i sigurisë kombëtare të Kosovës. Deri tani autoritetet në Maqedoni po heshtin, i vetmi që ka reaguar është kryetari i Kuvendit. Ky padyshim është një incident i rëndë diplomatik.

    Pse Gërvalla nuk reagon ndaj kreut të shtetit, mund të kemi dy versione. I pari që provon ta neutralizojë situatën duke mos e çuar më tej, acarimin e raportit mes dy vendeve dhe në anën tjetër mund të flasim edhe për çështje të inateve personave që ditët e fundit i kanë bërë publike edhe vetë presidentja me kryeministrin. Këtë të dytën nuk dua ta besoj por në habitatin politik të Kosovës mund të ndodhë cdo gjë. Mos u habisni, mund të ndodhë cdo gjë.

    Por ti ndodhë kjo kreut të shtetit në një aeroport, e cila ka njoftuar autoritetet e Shkupit është një alarm, ashtu sikur është ajo që tha zoti Kupina, që sapo ka hipur presidentja në aeroplan, një orë nuk është ngritur nga pista, me argumentin se aeroporti i Lubjanës nuk ishte gati, por kjo ka rënë, pasi Presidentja e ka konfirmuar vetë dhe ata ishin gati ta prisnin.

    Kjo e bën dyshimin se sjellja ndaj Osmanit ka qenë provokim i skematizuar për të shkaktuar incident diplomatik. Provokimi i parë ishte me tentativën për të marrë telefonin dhe e dyta mbajtja e aeroplanit në pistë për një orë.

    Gjithë kjo mund të jetë bërë edhe në atë botëkuptimin fisnor të inateve dhe duke përdorur lidhjet që ka qeveria e Kosovës me VLEN-in në Maqedoni, por këtë nuk jam në gjendje ta besoj por në habitatin tonë gjithçka mund të ndodhë” tha ai.

    Nuk e përjashton edhe dorën e Serbisë. “Qeveria e re e Maqedonisë nuk ka një qasje miqësore me Kosovën dhe Vucic që ka bërë propagandë që kjo qeveri të vijë në pushtet, nuk përjashtohet cdo mundësi që provokimi ndaj Presidentes të jetë i përgatitur për të prodhuar një situatë krize të Kosovës me Maqedoninë.

    Do të ishte e mençur nga Kosova më pak të flasin dhe më shumë të punojnë se cfarë ka ndodhur që të mos i jepet shans Serbisë që ta prezantojë Kosovën apo Maqedoninë si një vend që ka kriza raportesh në marrëdhëniet bilaterale. Por Presidentja mbrëmë u la në baltë.

    Kemi një denoncim publik nga Presidentja dhe për këtë së paku duhet të ftohej ambasadori për sqarim, të deklarohej kryeministri i Maqedonisë, shefja e diplomacisë së Maqedonisë dhe gjithë kuadri atje ta sqaronte cfarë ka ndodhur” tha Berisha.

    Artikuj të ngjashëm

    Rid Berisha: Mohimi i të drejtave për Thaçin, njollë turpi mbi drejtësinë

    Përplasja Kurti-Osmani, gazetari zbulon prapaskenat: Është një luftë për fronin

    “Po bajati që ishe”, Ridvan Berisha thotë se u ofendua nga një zyrtare e MPB-së

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.