Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përkujtohet polici Sami Thaçi, ra në krye të detyrës

    28/01/2025 16:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot në pesëvjetorin e rënies, është përkujtuar heroi Sami Thaçi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i luftës së UÇK-së, i cili dha jetën në krye të detyrës.

    Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zyrtarë policorë, veteranë të luftës së UÇK-së dhe shumë qytetarë kanë bërë nderime dhe kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të tij në fshatin Shkarashnik të Malishevës.

    “Samiu ka rënë heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur rendin, ligjshmërinë dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë. Ju, familje e Samiut, duhet të jeni krenarë për të kaluarën, veprat dhe heroizmin e tij,” ka theksuar kryetari Kastrati, duke vlerësuar lartë kontributin e tërë familjes Thaçi në luftën çlirimtare.

    Heroi Sami Thaqi humbi jetën në vitin 2020, gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.

    Artikuj të ngjashëm

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv që pesë muaj

    Të Fundit

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.