Lajme
PDK: Nait Hasani është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë
Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se lista e partisë ku ai e udhëheq, është e përbërë me profesionistë të dëshmuar në punë, në angazhim publik dhe në shërbim ndaj qytetarëve.
“Në këtë listë ka energji të re, por edhe përvojë. Njerëz që besojnë se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Mbi 50% e listës së kandidatëve janë prurje të reja, si pjesë e përkushtimit të PDK-së për t’u dhënë hapësirë kuadrove të rinj”, ka shkruar ai.
Këtyre ditëve si rrjedhojë e procesit të zgjedhjeve të kaluara, u përfol shumë kandidimi i Nait Hasanit.
Ndonëse dega e PDK-së në Prizren nuk e propozoi, ky i fundit është futur në mesin e 110 kandidatëve për deputetë.