“Kurti është mashtrues”, Nait Hasani: Lëvizja Vetëvendosje do të bjerë në 35%, s’ka më fuqi
Nait Hasani nga PDK-ja ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe zhvillimet e fundit politike në vend, duke pretenduar se mbështetja për këtë parti është në rënie të vazhdueshme.
Sipas tij, qytetarët tashmë e kanë kuptuar situatën politike dhe mënyrën se si janë trajtuar figurat politike, përfshirë Vjosa Osmani.
“Qytetarët tani e kanë kuptuar pikërisht kur ai nuk ia ofroi mundësinë Vjosa Osmanit të rizgjidhet. Ai e mashtroi Vjosën dhe e degradoi atë, duke e detyruar të sillet në atë mënyrë”, është shprehur Hasani.
Ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka më fuqinë që kishte më parë.
“VV nuk e ka më fuqinë, do të bjerë në 35%, nuk është më ajo fuqi. Vetëdija për çdo ditë ngritet, njerëzit e kanë parë që inflacioni i ka gërryer nga brenda çdo kohë”, deklaroi ai në RTV21.