Cyrih me 21 qershor 2026
*Në Maqedoninë e Veriut ka dy vite që gjuha shqipe po përndiqet e po ndëshkohet ashtu siç janë përndjekur dhe ndëshkuar dikur në kohën e inkuizicionit kishtar heretikët: Ata të cilët nuk donin t`i besonin dogmat e Kishës.
*Ata që e pësuan nga inkuizicioni kishtar sepse nuk i pranonin dogmat kishtare sipas të cilave dielli sillej rreth tokës , kur më dihej e vërteta se toka sillej rreth diellit ishin: Promotheu që u gozhdua në shkëmb, Gjordano Bruno që u dogj në turrën e druve dhe, Galileo Galilei që u syrgjynos përjetësisht me arrest shtëpiak.
*Në Maqedoninë e Veriut ç ‘prej se ka ardhur në pushtet partia antishqiptare, proserbe dhe proruse e VMRO-DPMN-së, gjuha shqipe thënë figurativisht është hedhur në «turren e druve!»: Ligji për përdorimin e saj si gjuhë zyrtare tentohet të hiqet; Tabelat e autostradave në gjuhën shqipe ka kohë që janë hequr; Gjuha shqipe është hequr nga vulat e institucioneve shtetërore; Gjuha shqipe është hequr edhe nga uniformat policore dhe, së fundi po hiqen edhe emërtimet shqiptare të rrugëve në vende urbane, si p. sh. në qytetin e Tetovës.
*Në Maqedoni ndiqet dhe ndëshkohet gjuha shqipe jo si gjuhë sepse të gjitha gjuhët si gjuhë janë të pafajshme, por ajo ndiqet e ndëshkohet thjesht sepse është gjuha e shqiptarëve, të cilët në Maqedoni paraqesin shumicë kombëtare si edhe maqedonasit.
*Kështu në Maqedoni duke u hedhur në turrën e druve gjuha shqipe në fakt janë hedhur në turrën e druve të drejtat elementare të shqiptarëve.
*Në Maqedoni «Institucioni i Inkuizicionit për ndëshkimin e gjuhës shqipe» e ka emrin «Gjykatë Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut», kryetar i të cilës jo de jure, por de fakto, ka qenë dhe është Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski.
*Hristjan Mickoski luan me «Institucionin e Inkuizicionit për ndëshkimin e gjuhës shqipe», pra luan me Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, ashtu siç luan macja me miun! Kukullat e kësaj gjykate i luajnë këmbët ashtu siç ua tërheqë penjtë Mickoski.
*Për të gjithë ata që i njohin rrethanat politike katastrofale në Maqedoninë e Veriut është e qartë, se është Hristjan Mickoski ai që e ka urdhëruar «Institucionin e Inkuizicionit»- Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, që ajo para dy vitesh në mënyrë arbitrare ta shfuqizonte ligjin e punësimit të balancuar të qytetarëve në baza etnike.
