Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Këndvështrime

Tragjike: Policja 31-vjeçare vdes pas heqjes së implanteve të gjirit

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 20:10
Tragjike: Policja 31-vjeçare vdes pas heqjes së implanteve të gjirit

Një police nga Nju Jorku ka humbur jetën pas një operacioni për heqjen e implanteve të gjirit në Republikën Domenikane.

Rebecca DePaula, 31 vjeçe, ndërroi jetë në orët e para të së dielës, disa ditë pasi kishte udhëtuar drejt kryeqytetit Santo Domingo për t’iu nënshtruar procedurës mjekësore.

Sipas familjarëve, ajo kishte vendosur t’i hiqte implantet me këshillë mjekësore, për shkak të shqetësimeve që kishte për shëndetin e saj. Operacioni u krye në një klinikë private në Santo Domingo.

Familja e nënës së tre fëmijëve ka deklaruar për mediat lokale se pas ndërhyrjes ajo kishte zhvilluar një infeksion bakterial. Sipas tyre, infeksioni shkaktoi diarre të rëndë dhe më pas komplikime serioze shëndetësore, raporton Daily Star.

Gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi dhe ajo u dërgua përsëri në klinikë. Nëna e saj ka treguar se fillimisht ishte njoftuar se Rebecca ishte në gjendje kritike, por kur mbërriti në klinikë, i thanë se vajza e saj kishte ndërruar jetë.

Përveç shërbimit si oficere në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut (NYPD), Rebecca ishte edhe pastore e krishterë së bashku me bashkëshortin e saj. Familjarët kanë thënë se për katër vitet e fundit ajo ishte angazhuar në predikim dhe në shërbim të komunitetit.

Ajo lë pas tre fëmijë, ndërsa familja e saj ka kërkuar nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse neglizhenca apo parregullsitë gjatë trajtimit mjekësor kanë ndikuar në vdekjen e saj.

kishteimplantevegjirit

Të ngjashme

Dëgjohen dëshmitarët në gjykimin për fajde, thonë se i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë emocionale

Dëgjohen dëshmitarët në gjykimin për fajde, thonë se i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë emocionale

22:52
Merret vendimi për personin që dyshohet për sulm seksual ndaj një 14-vjeçareje në Ferizaj

Merret vendimi për personin që dyshohet për sulm seksual ndaj një 14-vjeçareje në Ferizaj

17:50

Më shumë nga Këndvështrime

  • 18:195 produktet që konfiskohen më shpesh në aeroporte