Lajme

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve hapet ekspozita “Vegëza” në Mitrovicë

Në Muzeun e Mitrovicës, sonte nga ora 19:30 hapet ekspozita “Vegëza”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe temës së ICOM 2026 “Museums Uniting a Divided World”.

Kjo ekspozitë sjell në vëmendje punën e dorës, çejzin dhe trashëgiminë artizanale të grave si pjesë të kujtesës kolektive dhe identitetit kulturor.

Përmes punimeve të thurjes, qëndisjes dhe qepjes, ekspozita trajton çejzin jo vetëm si trashëgimi materiale, por si hapësirë solidariteti, kujdesi dhe transmetimi ndërbrezor të dijes dhe përvojës së grave në rajonin e Mitrovicës.

“Vegëza” vë në fokus punën e heshtur të grave, fijet që lidhin brezat dhe rolin e tyre në ruajtjen e trashëgimisë së gjallë kulturore.

Ekspozita realizohet nga grupi i thurjes “Vegëza”.

Back to top button