Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi e ka ndërprerë seancën e cila ishte duke u mbajtur me vetëm 53 deputetë që ishin duke votuar amandamente.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e cilësoi këtë si diçka jo serioze, duke akuzuar edhe për mos përgjegjësi deputetët.
“S’e keni përgjegjësinë e duhur për të ecur përpara. Kështu që, shihemi në seancën tjetër kur të ju thërras”, tha Konjufca.
Në këtë seancë në rend dite ishin pikat e papërfunduara.