Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Konjufca: Kuvendi ka rol kyç për adresimin e dhunës në baza gjinore

    09/12/2024 19:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajti sot konferencën me temën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, organizuar në kuadër të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Familje, Kundër Dhunës Ndaj Grave dhe Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për çdo grua të angazhuar në sferën publike, që siç tha ai, çdo ditë kontribuon për t’i mbrojtur dhe promovuar të drejtat e grave në Republikën e Kosovës.

    Ai tha se dhuna në bazë gjinore mbetet sfidë e madhe për shoqërinë dhe që përkundër përpjekjeve për ta luftuar atë, u shpreh se nuk po reflekton në rënien e rasteve të dhunës në familje dhe në veçanti në dhunën ndaj grave e vajzave.

    “Jemi dëshmitarë që rastet e dhunës ndaj grave në vitet e fundit janë rritur, ashtu siç është rritur ndjeshëm edhe raportimi i rasteve të tilla nëpër institucionet e sigurisë e të ligjit. Kjo tregon se sa e rëndësishme është që çdo grua dhe vajzë e cila përjeton dhunë të çfarëdo forme, ta denoncojë atë dhe të kërkojë ndihmën e institucioneve”, tha kryetari Konjufca.

    Konjufca tha gjithashtu se Kuvendi padyshim e ka një rol kyç për adresimin e këtij fenomeni, duke përmendur miratimin e shumë ligjeve të rëndësishme që mbrojnë gratë nga dhuna me bazë gjinore.

    “Gjatë kësaj legjislature ne kemi miratuar edhe ligje shumë të rëndësishme që synojnë t’i mbrojnë të drejtat e grave dhe sigurinë e tyre, përfshirë këtu edhe nismën ligjore të Kuvendit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore, e cila vendos në fokus të veçantë trajtimin ndërinstitucional për të siguruar mbështetje gjithëpërfshirëse për viktimat”, theksoi kreu i Kuvendit, duke shtuar se krahas rolit ligjvënës, Kuvendi do të vazhdojë të ushtrojë edhe funksionin e vet mbikëqyrës sa i përket punës së institucioneve qeveritare në këtë drejtim.

    Ai përmendi gjithashtu edhe nënshkrimin nga ana e deputetëve të Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në politikë, nën inicimin e Grupit të Grave Deputete.

    “I bashkohem thirrjes për mbështetje të të gjitha grave dhe vajzave në betejën e përçdoditshme kundër çdo forme të dhunës dhe angazhohem për një përkushtim të plotë institucional në këtë luftë të përbashkët kundër dhunës ndaj grave, si dhe krijimin e një mjedisi shoqëror pa dhunë dhe pa diskriminim gjinor”, tha tutje Konjufca.

    Artikuj të ngjashëm

    “Kurti ta fshijë postimin dhe të kërkojë falje”, Geci bën publik komunikimin që pretendon se e kishte me Konjufcën

    Konjufca shkon në Kore të Jugut për të përfaqësuar Kosovën, ja në çfarë samiti po merr pjesë

    Përgatitja e seancës konstituive, opozita i thotë “po” takimit të ftuar nga Glauk Konjufca

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.