Në ambientet e Lidhjes së Invalidëve, Viktimave Civile dhe të Zhdukurve në Kosovë (LIVCZHK), sot u zhvillua një takim i rëndësishëm me pjesëmarrjen e Ambasadorit për Paqen Botërore, z. Tahir Shabani.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e LIVCZHK-së shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe përkushtimin e z. Shabani në mbrojtjen e të drejtave të viktimave civile dhe familjeve të personave të zhdukur. Ata vlerësuan kontributin e tij të çmuar në promovimin e paqes dhe drejtësisë në Kosovë dhe më gjerë.
Një moment i veçantë i këtij takimi ishte ndarja e titullit “Ambasador për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut” për një nga përfaqësuesit e LIVCZHK-së, një vlerësim që simbolizon përgjegjësinë dhe angazhimin për të vazhduar përpjekjet në mbrojtje të drejtave të atyre që kanë vuajtur nga lufta.
Pjesëmarrësit u pajtuan për nevojën e forcimit të bashkëpunimit për të promovuar vlerat e paqes dhe drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në këtë proces.