Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

GD
Gazeta Demos3 gusht 2025 në 11:25
Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Një deputet ukrainas dhe zyrtarë tjerë janë arrestuar pasi agjencitë shtetërore kundër korrupsionit kanë zbuluar atë që e kanë quajtur skemë të gjerë ryshfeti gjatë blerjes së dronëve dhe sistemeve tjera elektronike për luftë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë përmes një postimi në X se një deputet ukrainas, krerë distriktesh dhe administratash civile dhe disa pjesëtarë të Gardës Kombëtare janë përfshirë në rastin që ka të bëjë me kontratat shtetërore me furnizuesit, të cilat dyshohet se janë nënshkruar me çmim 30 për qind më të lartë.

Zelensky ka shkruar se do të ketë “zero tolerancë” për korrupsion në Ukrainë, dhe i ka falënderuar agjencitë për punën e tyre.

Pavarësia e agjencive ukrainase kundër korrupsionit është rikthyer të enjten, pas protestave mbarëkombëtare.

Qeveria e Zelenskyt është përballur me kritika të ashpra pas prezantimit të një projektligji që do t’ua hiqte pavarësinë Byrosë Kombëtare kundër korrupsionit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar për çështje kundër korrupsionit, raporton REL.

Presidenti pati thënë se agjencitë duhet të pastrohen fillimisht nga ndikimi rus dhe ka tentuar t’i japë autoritet prokurorit të përgjithshëm për të vendosur se kush duhet gjykuar në rastet e korrupsionit në nivele të larta.

Ky hap është parë si kthim mbrapa në luftën kundër korrupsionit në Ukrainë, duke rezultuar me protestat më të mëdha kundër Qeverisë, prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë më 2022.

Duke parë zemërimin e publikut, Zelensky e ka propozuar një projektligj të ri për të rikthyer pavarësinë e këtyre dy trupave, dhe ai më pas është votuar në parlament.

Autoritetet kanë thënë më vonë se Zelensky e ka dëgjuar “thirrjen e publikut”.

Ky hap është përshëndetur nga aleatët evropianë, të cilët patën shprehur shqetësime për propozimin fillestar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën
  • 17:13Greqia “në luftë” me zjarret, digjen 150 shtëpi në Atikë
  • 16:08Sulmet e Houthive vijnë pasi Arabia Saudite nënshkroi pakt mbrojtjeje me Pakistanin e Turqinë
  • 14:20Izraeli refuzon planin e SHBA-së për Gazën, Netanyahu: Hamasi duhet të çarmatoset tërësisht