Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 17:36
Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke mbuluar një sipërfaqe të gjerë me tym toksik.

Sipas mediave lokale, flakët nisën të shtunën pasdite në një zonë pyjore dhe u përhapën me shpejtësi drejt kompleksit industrial, ku u dëmtuan biznese dhe banesa. Një fabrikë përpunimi nafte dhe një impiant riciklimi vazhdojnë të digjen, pavarësisht përpjekjeve intensive të zjarrfikësve për vënien e situatës nën kontroll.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të kufizojnë daljet jashtë, për të shmangur ekspozimin ndaj tymit toksik, transmeton Euronews Albania, përcjell KosovaPress.

Si pasojë e operacionit të shuarjes së zjarrit, pesë zjarrfikës janë shtruar në spital. Tre prej tyre pësuan probleme me frymëmarrjen, një u lëndua në dorë, ndërsa një tjetër u hospitalizua për shkak të lodhjes

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:34SHBA tërhiqet nga Iraku, forcat amerikane largohen plotësisht nga vendi
  • 22:34Gazetari i CNN-it ia përplas Vuçiqit krimet e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan
  • 21:43Tragjike në Fier: Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën i moshuari i paralizuar
  • 18:49Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
  • 18:23Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas