Gazetari i njohur i CNN-it, Fareed Zakaria, e ka përballur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të kaluarën e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, duke përmendur në mënyrë të veçantë Srebrenicën.
Në materialin hyrës të intervistës, CNN rikujton se Vuçiq ndodhet në pushtet prej më shumë se një dekade, ndërsa trajtohen edhe marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.Serbia përshkruhet gjithashtu si një vend me një të kaluar të lidhur me “nacionalizmin e dhunshëm”.
Zakaria e nis bisedën duke i thënë Vuçiqit se për një pjesë të madhe të opinionit në Perëndim, Serbia vazhdon të lidhet me luftërat e viteve ’90 në Ballkan.

