Një sulm izraelit dhe zjarri i armëve të forcave izraelite lanë të vrarë të paktën 10 palestinezë, përfshirë një djalë 10-vjeçar, dhe një oficer të lartë policor të Hamasit, të martën në Rripin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë dhe policorë në Gaza.
Mjekët thanë se 10-vjeçari Muataz Abu Shaar u qëllua të martën nga armët izraelite në qytetin Rafah, në jug të Gazës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .
