Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesditën e së martës një pallat banimi në qytetin Neuchâtel të Zvicrës, duke lënë të lënduar katër persona.
Sipas raportimit të mediave zivcerane, njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit për trajtim të specializuar mjekësor
Menjëherë pas shpërthimit, njëri nga apartamentet e ndërtesës është përfshirë nga flakët, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar me shpejtësi në vendngjarje, duke arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe ta vënë situatën nën kontroll.



