Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Zjarre të fuqishme në ishullin e Kretës, evakuohen qindra persona

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 11:12
Zjarre të fuqishme në ishullin e Kretës, evakuohen qindra persona

Qindra zjarrfikës janë angazhuar të enjten për të përballuar një zjarr të fuqishëm që ka përfshirë ishullin grek të Kretës, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe ullishtesh, dhe duke detyruar evakuimin e mbi 1,000 personave.

Sipas Reuters, zyrtarët kanë bërë të ditur se të paktën 230 zjarrfikës, së bashku me 46 automjete dhe helikopterë, janë angazhuar për të shuar zjarrin, i cili shpërtheu një ditë më parë pranë qytetit Lerapetra, në bregun juglindor të ishullit më të madh të Greqisë.

Nxitur nga erëra të forta, flakët kanë arritur deri te banesat dhe hotelet, duke bërë që të evakuohen banorë dhe shumë turistë në një stadium të mbyllur.

“Tre vendbanime u evakuuan dhe më shumë se 1,000 persona u larguan nga shtëpitë e tyre. Disa prej tyre u dërguan në qendra shëndetësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen,” ka deklaruar për transmetuesin publik ERT nënkryetari për mbrojtjen civile në Kretë, George Tsapakos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:08Sulmet e Houthive vijnë pasi Arabia Saudite nënshkroi pakt mbrojtjeje me Pakistanin e Turqinë
  • 14:20Izraeli refuzon planin e SHBA-së për Gazën, Netanyahu: Hamasi duhet të çarmatoset tërësisht
  • 11:34Policia Kufitare shpëton dy persona në Velipojë, rrezikuan të mbyteshin në det
  • 11:16“Ku është kallashi”, momenti i arrestimit të 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e të riut në Korçë
  • 11:15Zjarret në Shqipëri, Mbrojtja: Situata nën kontroll, vijon ndërhyrja në vatrat aktive